Shqipëri e madhe, Broja godet në shënjë

Shqipëri- Hungari 1-0 (A. Broja 87′)

Debutim ëndrrash i Nedim Bajramit me kuqezinjtë. Shqipëria rritet në tregues tekniko- taktikë, mposht me një super Broja Hungarinë.

Shqipëria rikthehet e madhe në ‘Elbasan Arena’. Ndaj Hungarisë për kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’ arrit të fitojë tri pikë.E gjitha falë golit spektakolar të realizuar nga sulmuesi në pronësi të Çelsit në Premier League Armando Broja. Një fitore e merituar e inspiruar nga loja kualitative në grup, me ndikim mjaft pozitiv të Bajramit debutues.

Për askënd nuk ka dyshime. Kjo Shqipëri ndyshe nga tri ditë më parë ndaj Polonisë teksa luajti mirë e mori humbje, sot ndaj hungarezëve luajti bukur krijoji raste pafund dhe shënëoi një gol ‘anglez’ me Brojën e hedhur në fushë minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte e 87- kur numri 17 kuqezi u shfaq vrulshëm në hyrje të zonës dhe pas ‘ndau’ murin mik goditi fort te shtylla e parë duke tundur rrjetën.

Tani Shqipëria ka 9 pikië në pesë takime. Ndeshja e radhës në 8 shtator ndaj San Marinos në Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!