Kuqezinjtë e Cungut, fitojnë thellë testin…

Shqipëria U19 e Armando Cungut është grumbulluar që prej ditës së hënë dhe po vazhdon stërvitjet intensive në prag të dy sfidave që do të zhvillojë ndaj Izraelit, në datat 3 dhe 5 shtator në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Në Pezë- Helmes kuqezinjtë e vegjël u ndeshën të mërkurën me Internacional U19. Një miqësore e cila foli e gjitha për U19 kuqezi të cilët fituan 3-0.
  Cehu ai që kaloi fillimisht në avantazh skuadrën e Cungut, me një gol të bukur në minutën e 10-të, ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes, protagonist u bë Kristian Shpendi, i cili shënoi dy gola për kuqezinjtë, duke vulosur rezultatin final 3-0.

Shqipëria U19 luajti me:

Weiper, Dervishi, Preka, Cehu, Bytyci, Nerguti, Zenelaj, Neziri, Asallari, Gjuzi, Bibo. Ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan edhe lojtarët e tjerë: Simoni, Zalli, Greca, Qefalija, Papaj, Thaleb, Halilaj, Arapi, Shpendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!