Devid De Silva ‘gdhin’ në Portugali

Ramazan Ndreu sheh gjithnjë e më pak cilësi te Kastrioti i këtij sezoni. Largimet lojtarëve kryesorë si Bardhi, Moraes etj, i shtohet edhe ajo e brazilianit Devid de Silva.

Autori i 10 golave sezonin e kaluar me krutanët në Superiore, ka lënë kampionatin shqiptar dhe ka vendosur të transferohet në Ligën e Dytë portugeze.

Sulmuesi 25 vjeçar, zyrtarizohet në ekipin e Sporting Clube da Covilha.

Devid kishte kontratë me Kastriotin edhe për dy vite. Nuk dihet nëse klubi ka ruajtur ndonjë përqindje nga rishitja e lojtarit.

Ndërkaq:”KS Kastrioti ka arritur marrëveshjen me futbollistin kroat Damir Grgiç. Drejtuesit e klubit dhe qendërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari është prezantuar në ambientet e klubit ditën e sotme, duke u bërë tashmë pjesë e zyrtare e Kastriotit”,shkruan klubi krutan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!