Ivanoviç, lojtari i ri i Teutës

Teuta njofton në rrejte se ka firmosur me një mbrojtës serb. Ndonëse te durrsakët firot e kontigjentit me të cilët u shpall kampion janë të shumta largimet e Rustem Hoxhës dhe Reanto Arapit nuk kapërdihen lehtë.

Në këto kushte drejtuesit durrsakë kanë pikasur një 29 vjeçar te i cili besojnë se mund t’ju zgjidhë shumë punë në prapavijë. Filip Ivanoviç, firmosi sot me Teutën.

Njoftimi:

 “KF Teuta, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Filip Ivanovic. Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë.

I lindur më 13 shkurt 1992, Filip Ivanovic, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiencës me FK Radnik, FK Indjija dhe se fundmi ne Ajzerbaxhan me ekipin e Sabah, Filip Ivanovic, i gjatë 1.89 cm dhe pozicioni ideale në fushë e ka atë të qendërmbrojtësi.

Afrimi i Ish-kapitenit te Sabah FK në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mbrojten e skuadrës blu “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!