Shaqiri e Mesi “bashkë”

Kishte javë që negociat vijonin, sot ‘Shaq’ zyrtarizohet te Lion.

Për 6 milionë euro plus pesë milionë bonuse, Xherdan Shaqiri firmos përfundimisht për Olimpik Lion në Ligë 1.

Shqiptari i Zvicrës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Fillimisht ishte Liverpuli teksa konfirmoi se Shaqiri i është bashkuar Lionit.

“Xherdan Shaqiri ka përfunduar sot një transferim të përhershëm në Lyon pas tre vitesh me Liverpoolin”, thuhet në njoftim të ‘Reds’.

“Pëfaqësuesi zviceran përfundoi një kalim që do ta shohë atë të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me klubin e Ligue 1”.

Në vijim, ka ardhur postimi dhe dedikimi i mirëseardhjes nga klubi i Lionit. Një viedo kushtuar Shaqirit pason zyrtaren e klubit të njohur francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!