‘Selman Stërmasi’ “rënkon”, çdo ditë ndeshje

Dje Tirana ndaj Vllazinsë sot ndaj Burrelit e nesër parashikuar Laçi- Korabi.

Nis të rëndohet fusha e ‘Selman Stërmasit’. Në impiantin e Tiranës ka disa ditë që skuadra të ndryshme zhvillojnë teste miqësore duke i nxjerrë “zhavorin” e rrezik dhe “naftën”.

Kur duhen dhe 2 javë nga starti i sezonit të ri veç Tiranës, Partizani e Dinamo janë vërtetë në siklet për të luajtur si pritës në kryeqytet. ‘Air Albania Stadium’ në rikonstruksion fushe…

Kësisoji ‘Selman Stërmasi’ vërtetë në provë rezistence. Dje Tirana ndaj Vllazinsë sot ndaj Burrelit e nesër parashikuar Laçi- Korabi.

Përfundon ndeshja miqësore KF Tirana-KS Burreli e luajtur në stadiumin e “Selman Stërmasi”. Takimi u mbyll në rezultatin 1-0. Goli i shënuar nga Grent Halili (65’) i dha fitoren bardhebluve në këtë takim”, shkruan Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!