Ende pa debutuar te PSG Mesit i del emri te Interi

Ndërsa pritet gjithë kuriozitet debutimi i Leo Mesit me fanellën e re të Paris Saint-Germain, nga Amerika vijnë sinjale për ta rrëmbyer fill pasi të mbyllë kontratën e re. Sipas raporteve nga Mirror, Dejvid Bekam ka biseduar në të kaluarën për një kalim të mundshëm te Inter Miami në fund të kontratës me transalpinet ePSG e cila do të jetë në 2023.

Mirror Sport zbulon se disa javë më parë sulmuesi 34-vjeçar ishte në Miami duke blerë gjashtë apartamente luksoze në qytet.

Duket se argjentinasi përmes qasjes së Bekam, ka filluar të planifikojë lëvizjen e tij të radhës sapo të përfundojë angazhimi i tij 2 vjeçar në Paris.

Dhe sikurse Bekam teksa nënshkroi për LA Galaxy, gjasat janë që Mesit t’i ofrohet mundësia për të blerë një ekskluzivitet të MLS. Një skenar që prestigjozja e hedh në tregun mediatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!