Hodaj pason Salihun te FFK-ja

Pas dorëheqjes së Eroll Salihut si Sekrear i Përgjithëshëm i FFK-së këtë të hënë Presidenti i Federetaës kosovare Agim Ademi ka emëruar Taulant Hodaj në këtë post mjaft të lartë të Federatës.

“Presidenti Agim Ademi në bazë të kompetencave të tij, e ka emëruar sot Taulant Hodajn, ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së. Hodaj ka qenë udhëheqës i Zyrës Ligjore të FFK-së, si dhe avokat i FFK-së, i cili e ka përfaqësuar FFK-në si në arenën ndërkombëtare edhe në atë vendore, teksa tash do të jetë edhe ud. Sekretar i Përgjithshëm” , thuhej në njoftimin e FFK-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!