Karikohet Besa, verdhezinjtë për …rikthimin

Besa nis të konturohet si skuadër pretendente e së Parës, Canka e Çela i bashkohen Tafilit me shokë…

Besa e Kavajës vijon të garojë pafundësisht në Kategori të Parë. Një ndër emrat “themeltarë” të futbollit në Shqipëri që prej sezonit 2014-15 militon në inferiore. Problematikat në organizim gjatë këtyre viteve janë demostruar edhe në infrastrukturë ndërsa stadiumi ‘Besa’ vijon të jetë një “çerdhe grerëzash…”.

Ndërkohë edicioni i ri e gjën Besën disi më ndryshe. Emrave egzistues ditët e fundit i janë bashkuar edhe futbollistë me ‘look’ superiorejeje si sulmuesi Mikel Canka dhe mbrojtësi me përvojë Emiljano Çela. Pa harruar këtu Nertil Hoxhën i cili ishte pjesë e Vllaznisë.

Ndërkaq të mërkurën ora 17:30, Besa e re por ende në merkato për ndonjë lojtarë të cilësisë së lartë, do të ndeshet në një miqësore me Turbinin në ‘Nexhip Trungu’. Interesat fakti që dy fqinjet do të ndeshën në Luz për javën e parë të edicionit të ri që nis në 11 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!