Dje dhe sot…

Redon Mihana shumë pranë firmës me Dinamon. Mesfushori i dalluar i Apolonisë vetëm 22 vjeç ka gati lëvizjen e madhe.

Laçi ka rinovuar kontratën me Aleksandar Ignjatoviç. Qendërmbrojtësi edhe pse pati kërkesa nga Kukësi dhe Tirana ka pranuar ofertën e re bardhezi dhe ka firmosur edhe për një sezon.Klubi i Laçit ka bërë publike lajmin në Instagram.

Miqësore në ‘Loro Boriçi’ në 18:00. Vllaznia do testohet sërish, këtë radhë mysafiri vjen nga Puka- është Tërbuni.

Kukësi, sipas Panorama Sport është në bisedime me sulmuesin Marko Futaks, hungarezin që është pjesë e Zalaegerszegi TE, në kampionatin hungarez.

Emiljano Çela zgjedh të vijojë karierën sportive te Besa e Kavajës. Mbojtësi ekspert por me moshë 36 vjeçare së fundi ishte te Kastrioti.

Sot prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës Superkupa e Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit të Podujevës.

Superkupa e Gjermanisë në Dortmund (20:30) mes skuadrës vendase Borusia Dortmund dhe Bajerit të Mynihut.

Ronaldo mund të kalojë që këtë edicion te Real Madrid. Ançeloti e ka kërkuar. “Ançeloti e dëshiron Kristino Ronaldon në Real Madrid”, tha Edu në ‘El Chiringuito de Jugones.

Grushte te Gallatasaraji. Ishte minuta e 62-të e takimit Gallata- Giresunspor teksa mbrojtësi brazilian Markao nisi të zihej me shokun e skuadrës Akturgoklu. Braziliani fillimisht e goditi me kokë, pastaj edhe me grushte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!