FSHF/ Gati rinovimi i licensave të trajnerëve…

Nga data 16 gusht e deri më 25 gusht Drejtoria Teknike pranë FSHF organizon rinovimin e licencave të trajnerëve të nivelit UEFA B, UEFA A dhe UEFA PRO

Ka nisur të hënën në Federatën Shqiptare të Futbollit kursi i rinovimit të licencave për trajnerët shqiptarë. Nga data 16 gusht e deri më 25 gusht Drejtoria Teknike pranë FSHF organizon rinovimin e licencave të trajnerëve të nivelit UEFA B, UEFA A dhe UEFA PRO.

Të parët që i janë nënshtruar këtij procesi që nga dita e hënë janë trajnerët që zotërojnë licencën UEFA B e që për tre ditë me radhë do t’i nënshtrohen testimeve për përditësimin e licencës. Të gjithë trajnerët që zotërojnë këto licenca që prej vitit 2018, duhet të marrin pjesë në këto kurse për të rinovuar kartonin.

Rinovimi i licencave sipas niveleve është një detyrim i përcaktuar nga Konventa e Trajnerit të UEFA-s. Mosrinovimi i heq të drejtën trajnerit për të trajnuar, pasi licenca kthehet në joaktive.

Rinovimi i këtyre licencave që do të bëhet pranë Shkollës së Trajnerëve në Qendrën Sportive Kamëz, do të shoqërohet me një taksë regjistrimi, që përfshin përditësimin dhe rinovimin e saj.

Nga data 19 e deri më 21 gusht do të zhvillohet kursi për rinovimin e licencës UEFA A, ndërsa në datat 23-25 gusht është radha e rinovimit të licencave UEFA PRO.

Trajnerët që dëshirojnë më shumë informacione rreth këtij procesi mund të dërgojnë një e-mail në adresën [email protected]. (FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!