Mesi prevalon mbi çdo… lajm

Nëse në ‘Camp Nou’, klubi që e ka ‘vjelur’ prej 17 ediconësh në La Liga u kujdes turpshëm për të larguar “gjurmët” e Mesit, në Paris, ka festë. Ishte vetë protagonisti Lionel Mesi ai që doli të përshenëdesë mbështetësit në ‘Parc des Princes’. Menjëherë sapo kaloi vizitat mjekësore…

Disa minuta pasi kishte plotësuar ekzaminimin mjekësor, Lionel Mesi mbërriti në Parc des Princes të martën në mbrëmje. Argjentinasi u shfaq shkurt në mes të turmës para se të hynte në kompleksin e tij të ri. E gjitha nën kujdesin e madh të forcave të sigursë.

Ndërkaq axhenda e nesërme do të jetë totalisht e pasur. Klubi ka bërë me dije se argjentinasi do të dalë nesër (e mërkurë) në konferencën për shtypin në ambientet e stadiumit “Parc des Princes”, duke nisur prej orës 11:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!