Kukësi 6 gola Tërbunit para fazës sllovene

Longo i kënaqur, 5 prej afrimeve të verës kanë shënuar në testin e sotëm te porta e Tërbunit.

Kukësi ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet në Tiranë, me një ndeshje miqësore kundër skuadrës së Tërbunit, e fituar nga ekipi ynë me rezultatin e pastër 6-0. Të besuarit e Longos kanë zhbllokuar shpejt rezultatin me një penallti të shënuar nga Feijao, teksa Basa, Shqiprim Taipi, Daci e sërish Feijao mbyllën pjesën e parë me rezultatin 5-0.

Në të dytën, iu dha hapësirë edhe futbollistëve të tjerë dhe ndeshjen e vulosi afrimi i ri, Jurgen Dushkaj. Ditën e sotme, futbollistët dhe stafi teknik kanë kryer edhe tamponët, pasi nesër në mëngjes, skuadra fluturon drejt Sllovenisë ku do të zhvillojë fazën përgatitore 2-javore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!