Në Paris, ‘Mesi- Mesi’

Pritet zbarkimi i Leos në Paris. Aeroporti plot me njerëz.

Të gjithë në ndjekje të Lionel Mesit. Në Paris, tifozët kanë orë që presin te Aeroporti dhe përpara impiantit sportiv ‘Parc des Princes’. Ata kanë nisur të këndojnë ‘Mesi-Mesi-Mesi’.

Në fakt ka shumë privatësi në atë që mund të konsiderohet Mesi-PSG. Fillimisht ishte ‘PSG KOMMUNITY’ ajo që njoftoi se avioni privat i Mesit ishte gati për tu nisur drejt Parisit.

Aq është dashur dhe tifozë të shumtë janë mbledhur për ti uruar mirseardhjen futbollistit argjentinas. Por nëse në Paris po merren masa ekstreme nga ruajtësit e rendit për të evituar ‘trazirat’, lajme konradiktore pasojnë në vijim.

Mesi sipas tyre, ende nuk ka mbyllur defintivisht kontratën e re. Mbase një mënyrë për të mbajtur larg të apasionuarit e lojtarit më të mirë në planet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!