Roshi prezantohet te Boluspor

Pas Jurgen Goxhës ndërsa mbrojtësi 28 vjeçar nga Kabala (Azerbajxhan) firmosi me Sabail, kalimi i Odise Roshit në Turqi për Bulaspor përbën dhe risinë e ditës së futbollistëve shqiptarë jashtë vendit.

Fieraku 30 vjeçar sot është prezantuar te ekipi i Ligës së Parë turke për të nisur një tjetër aventurë sportive.

Në fakt skuadra e Boluspor po forcohet dita ditës pasi skuadra e teknikut Reha Erginer kërkon me insistim të rikthehet në Superligë.

Te Boluspor, Roshi në “odisenë” e re do të gjëjë dhe portierin kuqezi Gentian Selmani dhe mesfushorin Dejvi Bregu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!