Kejn: Jam i Totenhemit, tifozët…

Sulmuesi i Totenham, Herri Kejn përmbys parashikimet dhe hedh dritë mbi të ardhmen e tij. Sulmuesi i ‘Spurs’ pretendon se ai kurrë nuk ka refuzuar të stërvitet dhe se do të kthehet në klub dhe do të bashkohet me grupin në stërvitje.

Në fakt, ende ka spekulime për të ardhmen e tij, dhe këtë javë Kejn nuk u shfaq në kampin stërvitor të Spurs, gjë që shkaktoi zëra se ai dëshiron të detyrojë klubin ta shesë në Mançester Siti. Gjithësesi, është vetë lojtari i ‘Tre Luanëve’ i cili përgjigjet në rrjete:

Kanë kaluar dhjetë vjet nga loja ime e parë për Spurs. Gjatë gjithë këtyre viteve, ju, fansat, më keni dhënë mbështetje dhe dashuri. Kjo është arsyeja pse më dhemb të lexoj komentet që vënë në dyshim profesionalizmin tim”, thuhet në deklaratën e tij në mediat sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!