Kaio Zhorzh, talenti fut në ‘sherr’ tri klube europiane

Lindur në Olinda (Brazil), Kaio Zhorzh Ramos 19 vjeç, është një nga më të kërkuarit në skenën e futbollit të Amerikës së Jugut.

Tri propozime, të gjitha të vlefshme. Urgjente për talenin e madh të Santosit në Brazil. Sulmuesi Kaio Zhorzh do të jetë i lirë në 31 dhjetor duke nisur rrugën e një transferimi falas.

Një situatë që Santos dëshiron ta shmangë me çdo kusht, në mënyrë që të mos humbasë lojtarin pa mbledhur asnjë lek. Tre klube në garë: Juventus, Milan dhe Benfika. Ideja e Juves e dyfishtë: një ofertë e menjëhershme parash (6 milion euro) ose duke synuar janarin për ta marrë falas.

Për këtë arsye klubi bardhezi ka aktivizuar kontaktet me agjentin e lojtarit. Të njëjtën rrugë të ndjekur sikundër Milan të cilët, ndryshe nga Juventusi, do të donin sulmuesin menjëherë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!