Xhonson bën gati ligjin ndaj racizmit në sport

Ndalimi i hyrjes për jetë në stadium për tifozët që kryejnë abuzime raciste.Ky është zotimi i bërë sot nga Kryeministri i Anglisë Boris Xhonson për të forcuar luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit në futboll.

Iniciativa e Kryeministrit Britanik pason disa ditë nga fyerjet raciste ndaj tre futbollistëve të Anglisë – Markus Rashford, Xhejdon Sanço dhe Bukaio Saka – për humbjen e penalltive në finalen e Euro 2020, të dielën në Wembley kundër Italisë.

Kështu, pas një peticioni në internet, drejtuar Federatës së Futbollit dhe qeverisë Britanike për të ndëshkuar tifozët racistë për tërë jetën ndërsa numri i firmëtarëve arriti në një milion, shefi i qeverisë Xhonson ka vendosur të promovojë një ligj të ri, i cili konfirmon tolerancën zero ndaj racizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!