Duka uron tri skuadrat e kualifikuara: Natë magjike

Duka teksa ndoqi Laçi- Podgorica në ‘Elbasan Arena’ e vlefshme për Conference League, fill pas kualifikimit të Vllaznisë, ka uruar përmes një statusi në rrjete të tria skuadrat e kualifikuara të Superiores:

Postimi i Dukës:

“Urime Vllaznia, urime Partizani, urime Laçi! Të dashur miq, dua t’u shpreh urimet më të mira 3 skuadrave tona, që na dhuruan një natë magjike dhe kualifikime plotësisht të merituara me gola, spektakël dhe emocione të mëdha.

Këto suksese janë meritë e një pune të mirë nga stafet teknike, lojtarët dhe drejtuesit e klubeve, të cilëve dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të sinqerta.

Turi i dytë i UEFA Europa Conference League rezervon rivalë të fortë, por jo të pakalueshëm. Me besim dhe impenjim maksimal gjithçka është e arritshme ndaj çdo kundërshtari.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!