Momenti Partizani, skuadra niset për Moldavi

Është momenti për të vendosur ‘rend’. Pas eleminimit të Teutës nga Champions por dhe dështimit të Prishtinës dhe Shkëndijës, radha iu takon skuadrave shqiptare në Conference League.

Në fakt Partizani nga Kategoria Superiore, dëshmoi në të vajtjes se ka resurse të jashtëzakonshme sportive.Prezantimi i parë teksa mundën me shifrat 5-2 Stinful Georghe në vendin tonë, tregon se objektivi i vetëm i skuadrës së Dajës mbetet kualifikimi.

Sot u nisën për rrugë dhe pasi dolën të pastër me testet anti COVID-19, skuadra duket tërësisht e përqendruar te sfida.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani udhëton sot drejt Moldavisë. Pas kryerjes së tamponëve klubi konfirmon se rezultatet e të gjithë personave të cilët iu nënshtruan kësaj analize, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e kthimit të turit të parë  kualifikues në Ligën e Konferencës kundër FC Sfintul Gheorghe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!