Biletat e Laçit dhe Vllaznisë në shitje

Klubi i Laçit njoftoi sot se në sportelet e ‘Elbasan Arena’, ditën e ndeshjes, do të ketë bileta për në tribunën qëndrore. Vlera 500 lekë.

Me Teutën e cila nis pas pak (19:00) takimin e kthimit me Sherif Tiraspol ndërsa ka humbur të vajtjes 4-0, skuadrat e tjera shqiptare nga Kategoria Superiore janë gjithë llogari.

Në fakt për Ligën e Konferencës në program të enjten, përpos Partizanit që luan jashtë dy skuadrat e tjera Laçi dhe Vllaznia, janë duke menduar seriozisht për të përmbysur takimet e vajtjes. Një dorë më shumë pritet të japin tifozët që këtë radhë do rikthehen të ‘liçensuar’ në ‘Elbasan Arena’ dhe ‘Loro Boriçi’.

Shkodër: Vllaznia- Shiroki Brijeg

Ka entuziazëm. Edhe pse shifrat e vajtjes janë 3-1 për miqtë e Shiroki Brijeg, të gjithë mendojnë se rezultati teknik u diktua nga një gjyqtar me prapavijë “alkoli”.
Ndërkohë i pezulluar Krymi.Në stadiumin “Loro Boricci” pritet të jenë rreth 5 mijë tifozë. Biletat janë në shitje. Me gjasë një sfidë e madhe me protagonizimin kuqeblu.

Klubi sqaron për biletat:
“Të nderuar tifozë të Vllaznisë! Ju që ende nuk keni siguruar një biletë për ndeshjen e datës 15 korrik ndaj NK Siroki Brijeg, mund ta gjeni atë sërish pranë sporteleve të stadiumit “Loro Boriçi’ por edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm”.

Elbasan: Laçi- Podgorica

Laçi i Kurbinit është grumbulluar në zemër të Shqipërisë dhe po stërvitet për të qenë gati për të kthimit me Podgoricën. Nuk ka probleme me kontgjentin ndërsa Duro do të ketë të gatshëm për të enjten Ardit Deliun teksa lë prapa pezullimin.

Te bardhezinjtë ekziston mendësia se janë në gjëndje të përmbysin 1-0 të takimit të shkuar. Paralelisht me atmosferën sportive po punohet dhe me axhendën për të patur tifozë kurbinas në tribunë.

Klubi i Laçit njoftoi sot se në sportelet e ‘Elbasan Arena’, ditën e ndeshjes, do të ketë bileta për në tribunën qëndrore. Vlera 500 lekë.

Axhenda e tre skuadrave të impenjuara të enjten në Conference League:

19:00 Sfintul – Partizani (2-5) District Sport Complex – Orhei. Gjykon: Vasilis Fotias, Greqi.

20:00 Laçi-Podgorica (0-1) ‘Elbasan Arena’. Gjykon: Jaroslav Kozik, Ukrainë

21:00 Vllaznia– Shiroki Brijeg (1-3) ‘Loro Boriçi’, Shkodër. Gjykon: Kaspar Sjoberg,  Suedi. /Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!