Donaruma mbërrin në Paris

Xhanluixhi Donaruma zbarkoi sot në Paris. Në pritje të nënshkrimit që do ta lidhë atë me PSG-në për vitet e ardhëshme, porteri kampion europe me Italinë ikën nga Milan me parametra zero.

Tashmë ai pritet të bëjë fotot për zyrtarizimin dhe klubi francez me gjasë do të dalë me njoftim zyrtar për goditjen e tyre të madhe.

Me titullin ‘Lojtari më i mirë’ i turneut ‘Euro 2020’, djaloshi i lindur në periferi të Napolit, është gati të fillojë aventurën e tij të re me PSG.

Paraprakisht, Donaruma pati një takim me menaxherët e klubit transalpin dhe menjëherë 22 vjeçari shkoi në selinë e ekipit të tij të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!