Italia fiton ‘Euro 2020’

Finale në Wembley: Itali- Angli 1-1 (3-2 penallti)

Italia ngjitet në piedestal.Në finale, skuadra e Roberto Mançinit i ndal ‘frymën’ Anglisë së një trajneri që sot do mbahet mend se u lag goxha në shi.

Vendasit në pritejeje që prej 1966-ës të një trofeu madhor, e gjeten shpejt golin me Luk Shou i cili shënoi në 2 minuta e 5 sekonda pas një asisti përfekt të Triper. Anglezët luajtën dhe për disa minuta derisa Kejn nisi të humbëtëte në fushë dhe Stërling nuk dinte nga të dërgonte këmbët.

Në kahun tjetër, Italia me fytyrë prej kampioni, nis të zaptojë Wembley dhe me Kiezën rrezikon jo pak. Pjesa e dytë nis me supermacinë ‘axure’ dhe tërheqjen e ndërthurur me frikë e të gjithë futbollistëve të Anglisë. Barazon Bonuçi në të 67′ pas një rrëmuje në zonë.

Në shtesë, nuk ngjet asgjë sa i takon shënimit të golave por 8 minuta nga fundi, biznesmeni Kupers fali në mënyrë amatoreske Zhorzhinjon pas atij faulli për karton të zi ndaj Grelish.

Penalltitë u fituan nga Italia e cila pasi kishte fituar në vendin e saj një Europian me monedhë (1968), arrin të triumfojë dhe sot për të dytin në histori. Anglia nuk bën dot lart…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!