Duka në Ditën e Gazetarëve: Inkurajojmë mediat sportive, përgëzoj çdo gazetar

Në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, kreu i FSHF-së Armand Duka ka shkruar një status urimi për të gjithë ata që përcjellin çdo ditë e pa u lodhur informacionin rreth sportit përmes medias për miliona qytetarë.

Postimi i Armand Dukës:

Të dashur miq të medias!Sot në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, atyre që përcjellin çdo ditë e pa u lodhur informacionin rreth sportit përmes medias për miliona qytetarë, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në këtë misionin fisnik! Dua të vlerësoj e përgëzoj çdo gazetar sportiv në Shqipëri, ato që punojnë aktualisht dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite. Edhe një herë Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre për informimin e opinionit publik dhe në të njëjtën kohë ta na mbështesin në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar. FSHF mbetet e hapur për të bashkëpunuar dhe të sjellë emocionet e futbollit te sportdashësit shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!