Ukraina fiton duelin e “verdhë”

Zinçenko shpallet njeriu i ndeshjes, Ukraina çerekfinalistja e tetë.

Suedi-Ukrainë 1-2   (Forsberg 43′ / Zinçenko 27′, Dovbik 120’+1)

Dy skuadrat e fundit që diskutuan biletën e fundit për në çerekfinale, Suedia dhe Ukraina u ndeshën sot në Hampden Park të Gllazgout në një betejë që pati nevojë për kohë shtesë.

Fillimisht Zinçenko në të 27′ me një supergol kaloi përpara Ukrainën ndërsa momentin më të mirë uniformat e verdha të Suedisë e konkretizuan me golin e bukur të Forsberg 2 minuta nga fundi i fraksionit të parë.

E dyta nisi me Sidorçuk teksa goditi shtyllën, ndërsa Suedia u përgjigj në të njëjtën mënyrë me Forsberg, i cili në pjesën e dytë goditi dy herë shtyllën.

Shtesat ofruan dy skuadra pak efektive dhe shumë dëmtime. Në të 99-ën raportet ndyshuan pas daljes me karton të kuq të lojtarit nordik Danilson.

Ukraina shtoi ritmin dhe me anë të Dovbik gjeti avantazhin në minutën e 121-të. Të verdhët e Ukrainës për herë të parë në çerekfinale të një Europiani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!