Ibraimi i jep drejtim drejt…Dohas

Agim Ibraimi erdhi si yll në Kategorinë Superiore, teksa luajti për Kukësin por me gjasë do largohet nga Shqipëria sërish si një yll.

32 vjeçari nga Tetova, pritet ta vazhdojë karrierën e tij në Katar, tek skuadra e Al Arabit, ku pritet të firmosë me këtë klub një kontratë 2-vjeçare me një vlerë prej 520 mijë dollarësh.

Në Doha, kryeqytetin e Katarit ai do ta frekuentojë fillimisht për të kryer testet mjekësore, e më pas do të firmosë kontratën e majme financiare.

Me Kukësin edicionin e shkuar, Ibraimi realizoi 17 gola mes kampionatit dhe Kupës. Në shumë takime ai rezultoi vendimtar për skuadrën e tij edhe pse sezoni i Kukësit ishte për tu harruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!