Bitri prezantohet te Astana

Bertatasi Eneo Bitri është zyrtarizuar sot si futbollisti më i ri Astana në Kazakistan. Mbrojtësi shtatlartë nuk u mendua dy herë pas mbylljes së llogarive me Partizanin dhe fluturoi mijra km për të provuar aventurën e re.

Në fjalët e para Bitri thekson se kërkon të ndihmojë ekipin të arrijë të gjitha objektivat sezonalë. Astana ishte klub pararojë para pak edicionëve në Kazakistan por dy sezonët e fundit, ka patur disi vështirësi.

Bitri ka folur për herë të parë si ‘kazikistanas’:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Astana është një klub i madh dhe dua të fitoj çdo ndeshje së bashku me ekipin.

Shpresoj të ndihmoj skuadrën të arrijë të gjitha objektivat këtë sezon dhe të jemi skuadra më e mirë në Kazakistan.

Kam dëgjuar shumë për klubin dhe qytetin. Më pëlqen Nur-Sultan, një qytet me të vërtetë modern dhe i bukur. Shpresoj ta njoh qytetin sa më shpejt nga afër”, shprehet Bitri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!