Zgjohet Gjermania tri pikë ndaj Portugalisë
Grupi F: Portugali- Gjermani 2-4
Gjermania zgjohet nga ‘gjumi” dhe shfaqet diktuese në sfidën e dytë për Grupin F ndaj Portugalisë.
Një duel i cili dukej përcaktues për fatet e pancerave të Joakim Lëv drejt rrugës për një vend në 1/8-at. E nis keq, pasi Kristiano Ronaldo në të 15-ën shënon golin e tij të 12 në kampionate europiane duke udhëhequr Portugalinë në këtë fraksion.
Më tej pas reagimit të shpejtë të Gjermanisë, vijnë dy autogola të Ruben Diaz dhe Guerreros për një pjesë të parë spektakolare.
E dyta nis nën shënjën e gjermanëve të cilët shënojnë dhe dy gola të tjerë me Havertz dhe Gosens. Kur dukej se humbja e luzitaëve do të ishte me përmasa të rënda vjen goli i shpresës nga ekipi i teknikut Fernando santos reailzuar me Diogo Zhotën.