Nexhipi drejtori i ri i Ballkanit

Iku nga Kukësi por Nderim Nexhipi ditën e sotme ai është prezantuar si drejtori i ri sportiv i Ballkanit në Ipko. Klubi nga Suhareka zbuloi edhe drejtorin e ri të përgjithshëm, që do jetë njeri i i afërt i klubit: Shyqyri Hoxha-Lindi.

NJOFTIMI I KLUBIT TË BALLKANIT – Të dashur tifozë! Afaristi (biznesmeni) i mirënjohur Suharekas Shyqyri Hoxha-Lindi, ka vendosur qe përvojën e tij të të bërit biznes ta kultivojë dhe të instalojë në klubin tonë. Lindi dhe klubi janë dakordësuar që së bashku, duke gërshetuar ndërmarrësin dhe sportin të çojnë klubin në nivele të larta.

Gjithashtu duhet të cekim se Lindi me shumë shokë e kanë mbajtur për vite me radhë. Lindi nga sot do të ushtrojë detyrën e drejtorit menaxhues. Ndërsa, në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarëshqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Europiane. Mirë se vjen Nderim Nexhipi, në cilësi të drejtorit sportiv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!