Holandë spektakolare, dy gola Austrisë

Euro 2020, Grupi C: Holandë- Austri 2-0

Holanda e inspiruar nga kampionët e së shkuarës në tribunë dhe një grup plot cilësi në fushë, arrin të mundë pastër Austrinë në një sfidë të luajtur në ‘Johan Krujf Arena’ të Amsterdamit 2-0. Praktikisht në turin tjetër për të tentuar 1/8 e kompeticionit….

Një penallti e shkaktuar nga David Alaba dhe e shndërruar në gol nga Depai pas 11 minutave , çliroi portokallinjtë vendas. Ecuria e lojës, falë klasit të Frenki De Jong dhe Vajnaldum në qëndër të mesfushës por dhe të një Dumfris fantastik në linjën e djathtë, i dhanë shklqim perfomancës së formacionit të Frenk De Bur. Pa shtuar këtu garancinë në prapavijë që erdhi edhe nga rikthimi i De Ligt.

Goli i dytë i gjithi spektakolar. Një aksion nga e majta dhe konkudimi i Dumfris brenda posrtës. Numri 22 fitoi një penallti e shënoi një gol për tu shpallur njeriu i ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!