Radha e Anglisë, Holandës dhe…shqiptarëve
Dita e tretë e Euro 2020 nis me një ndeshje të nivelit superior pasi në Grupin D, do të vihen përballë në ‘Wembley’, Anglia me Kroacinë. Anglezët e drejtuar nga Garet Sauthgejt në rang listë e katërta në botë, niset si favorite ndaj nënkampionëve të botës, Kroacisë.
Në 18:00 debutim absolut për fqinjët e mbushur me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Skuadra e Angelovskit do duhet të përballet me Austrinë në Rumani për të bërë gjithëçka për të dalë nga Grupi C ku gjëndën dhe Holanda e Ukraina.
Padyshim Enis Bardhi lider absolut në këtë kombëtare por dhe Ezgjan Alioski, Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Arijan Ademi e Ferhan Hasani janë aty për të bërë histori.
Në 21:00, Grupi C plotësohet mesfidën e Amsterdamit aty ku Holandë- Ukrainë zgjon emocionet e së shkuarës. Frank De Bur trajneri i portokallinjëve, në epiqendër të kritikave muajt e fundit. Përballë një tjetër trajner me famë si futbollist si Andrei Shevçenko e cila vjen në fazë finale me mjaft risi por me të njëjtin entuziazëm për të bër surprizë.
Sot, Grupi D:
15:00
Angli-Kroaci (Angli)
Grupi C
18:00
Austri-Maqedoni e Veriut (Rumani)
21:00
Holandë-Ukrainë (Holandë)