Në Monako një monegaz niset i pari

Francezi: ‘Është gjynah të godasësh murin. Por në të njëjtën kohë unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me garën time duke siguruar Pole Position’

Sharls Leklerk do të niset i pari në pistën e shtëpisë së tij në Montekarlo. Piloti i Formula1 me Ferrari arriti të mbajë prapa Verstapen,Botas ndërsa pas tyre do të jetë kokëkuqja tjetër e Karlos Sainz.

Zhgënjese koha e liderit dhe kampionit në fuqi të botës Luis Hamilton. Piloti i Mercedes u rendit në vendin e 7-të. Pas tre garave të fituara në katër dalje, britaniku me shumë gjasa do ta ketë të vështirë nesër në 15:00.

Dihet që pista e Monakos, nuk lejon shumë parakalime dhe kjo mund të bëjë që më në fund Ferrari të rikthehet te lavdia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!