Unifikohet kalendari, Superiorja në një orar

FSHF përmes Sektorit të Garave unifikon kalendarin për katër javët e fundit të edicionit të 82-të të Kategorisë Superiore.

Në fakt, një ndër sezonet më të luftuara në aspektin e rivalitetit, prej javësh ka lënë të kuptohet se verdiktet sezonale, mund të çertefikohen vetëm në javën e fundit. Sektori i Garave i paraprin situatës dhe vendos të luhet në një ditë dhe një orar. Përjashtim bën derbi Partizani-Tirana i javës së 33-të.

Njoftimi për mediat:

Ditën e sotme, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka vendosur të unifikojë kalendarin e Kategorisë Superiore për katër javët e fundit, duke njoftuar klubet se ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë deri në ditën e fundit të sezonit.

Përjashtim në këto katër javë bën vetëm derbi i kryeqytetit, ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 33-të, që do të zhvillohet ditën e enjten, datë 13 maj, ora 19:00, në “Air Albania Stadium”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!