Daja: Përqëndrim përpara Apolonisë, rivalët nuk na interesojnë

U përfshi në një debat verbal me tifozë në Laç dhe shishja plastike e nisur drejt tij, kapi Bozhiqin e pafajshëm. Ilir Daja e nis me analizën e takimit të shkuar dhe shprehet se sfida me Apoloninë në ‘Elbasan Arena’ nesër, nuk duhet nënvleftësuar. Ka bërë dalje Kordieron dhe pret rikthimin e Alban Hoxhës në portë. Lufta për kreun? “Kemi sulm atomik”.

Daja:

Situata “Atmosfera ka qenë e mirë, ndeshjen e kaluar kemi bërë një performancë të mirë duke llogaritur një gol të mohuar dhe një penallti në minutën e 94, por duke parë vazhdimësinë e ndeshjeve që jemi fokusuar tek fusha kemi dhënë gjithçka për ta fituar atë ndeshje.”

Dëmtimet dhe rikuperimet – “Nuk kemi problem me dëmtimet, Alban Hoxha është kthyer këtë javë duke u stërvitur me portierët e tjerë. Nesër kemi të gjithë kontingjentin ndaj Apolonisë.”

Apolonia – “Gjërat ndryshojnë si për ne gjithashtu edhe për Apoloninë. Meqënëse janë dy raste të përsëritura, në ndeshjen e zhvilluar në Fier kemi barazuar, por edhe aty na është mohuar një gol i rregullt sipas specialistëve të moviolës edhe sipas pamjeve filmike. Kjo nuk ka të bëjë sepse shpejtësia e veprimit ka qenë shumë e madhe, por që në futboll ndodhin dhe çdo ekip ka dëshirë të marrë rezultat pozitiv si në shtëpi dhe jashtë saj.

Apoloninë duhet ta vlerësojmë maksimalisht pavarësisht pozicionit dhe ne do të vazhdojmë ecurinë pozitive si me rezultat dhe paraqitje sepse nuk na lejohet asnjë gabim që kemi bërë më përpara.”

Vazhdimësia “Në vazhdimësinë e kampionatit ne kemi qenë skuadra që kemi realizuar më shumë, edhe pse shumë specialistë të futbollit nuk e citojnë këtë fakt. Ajo që ka ndryshuar është se më përpara kemi patur një shpërndarje të golave edhe me repartin e mesfushës, edhe në goditje standarte si me Bitrin dhe Belicën.

Ndërsa në katër javët e fundit me rikthimin e Zhuniorit pas një dëmtimi dhe kalimit të COVID-19, kemi bërë të mundur që treshja e sulmit të shfaqet shumë përpara portës dhe na lumturon që të tre shënojnë rregullisht.”

Rivalët – “Nuk e mendojmë ndeshjen Vllaznia-Teuta duke qenë se ne si Partizan duam që futbolli të jetë korrekt dhe të fitojë më i miri. Duam që kundërshtari ynë të fitojë ai që punon më shumë që të paktën të mos i mohohen pikë si i janë mohuar Partizanit në këtë rrugëtim deri tani.

Kemi patur një bisedë dje për një analizë për ndeshjen e fundit të zhvilluar në Laç. Kemi thënë që nuk duam të tregojmë alibi dhe pse golat kanë qenë të rregullt dhe do të thotë se nëse tërhiqemi nuk do t’i bëjmë dëm askujt përveç faktit se do t’i bënim dëm asaj ecurie dhe sakrifice që është bërë gjatë këtij edicioni që nga fillimi, duhet të shtojmë përqendrimin dhe në fund të pozicionohemi aty ku dëshirojnë të gjithë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!