Fitojnë të gjithë: Inter, Real, Siti, Milan, Dortmund, Atletiko, Lilë

Në La Liga, Eder Militao dhe Kasemiro i japin drejtim një dueli pa ‘kokë’ mes Real Madrid dhe Osasunës në ‘Alfredo Di Stefano’. Skuadra e Zidan pas fitores së Atletiko Madrid 0-1 me Elcen qëndron dy pikë larg. Barça luan nesër.

Milan fiton pastër 2-0 me Beneventon dhe mban hapin me skuadrat që tentojnë zonën Champions në Seria A. Inter nesër në mbrëmje pret ndalesën e Atalantës për tu korurëzuar matematikisht kampion i Italisë për herë të 19-të.

Premier League, Everton humb në shtëpi kur nuk duhej. E mund Aston Vila 1-2. Siti fiton 0-2 me Kristal Palasë dhe gati të hapë shampanjen e fitimit të tiullit. Fiton Brajton 2-0. Po 2-0 fitoi edhe Çelsi në derbi me Fulham.

Lilë rimerr kreun e Ligë 1 pas fitores 2-0 ndaj Sent Etien.

Dortmund shpartallon Holsten Kiel 5-0 në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe kap finalen që do ta diskutojë me Lajpcig.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!