Ndreu: Në këtë fazë, rivalët duhen kaluar

Kastrioti pasi ka çeduar javë pas jave e sheh vetën të kërcënuar te zona poshtë. Nesër një ndeshje me Skënderbeun shumë të rëndësishme në Kamëz.

Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu, të cilit ende nuk i ka dalë “helmi” i gjykimit të ndeshjes së shkuar ndaj Apolonisë.

“Në fazën e tretë dhe të katërt pikët merren vetëm me skuadra rivale. Skuadrat e kreut janë skuadra të mira, janë skuadra që kanë investuar shumë dhe kanë marrë atë marshin për të mos mbetur jashtë Europës. Ndaj tyre është shumë e vështirë.

Skënderbeu? Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, është jetike. Edhe me Apoloninë ishte e tillë. E kam parë dhe riparë disa herë rastin dhe jam shumë i zhgënjyer se si ka mundësi të na masakrojnë në këtë mënyrë.

Nuk ka penallti për ne, ajo punë ka marrë fund. Edhe lojtarëve u kam thënë që mos e mbani mendjen te penalltia. Vetëm po na shtinë në pushkë mund të marrim penallti, ndryshe nuk ndodh.

Po i referohem ndeshjes së fundit me Apoloninë. Ne kemi eksperiencë në këtë fushë dhe e dimë kur jepet e kur nuk mund të jepet. Duke parë ndeshjen, kam fiksuar jo më pak, por 10 gabime në vendosje të anësorit.

Frikë nga gjykimi me Skënderbeun? Është fundi i kampionatit dhe në këto ndeshje të mbetura do ishte mirë që dhe arbitrat të mbanin drejtësi. Shpresoj që në këtë ndeshje të mos na hahet haku. Kemi punuar shumë këto ditë që kishim në dispozicion.

Skënderbeu është një skuadër që ka bërë mirë në ndeshjet e fundit. Është një kundërshtar i vështirë, por kam shumë besim te skuadra që do ia dalim këtë radhë. Nëse futbollistët e vlerësojnë siç duhet dhe janë shumë të thjeshtë, jam i bindur që do t’i marrim tri pikët, që i kemi të domosdoshme. Tani nuk lejohen më gabimet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!