Teleteksti i mbrëmjes…

727: Sipas Times një marrëveshje e re 10-vjeçare për argjentinasin Lionel Mesi është diskutuar midis presidentit Joan Laporta dhe babait të Mesit. Parashikohet që Mesi pas largimit nga fusha, të drejtojë në klub.

727: Ronald Kuman pas kartonit të kuq me Granadën, dënohet me dy ndeshje në La Liga për të mos qëndruar në pankinë.

727: Fiton Lokomotiva Zagreb 1-0 ndaj Shibenik dhe i largohet fundit të tabelës. Vetëm Çokaj u aktivizua në pjesën e dytë nga shqiptarët e listës së skuadrës kroate.

727: Fonseka në vështirësi. Trajneri i Romës me tu kthyer nga humbja shkatërruese me Junajtid (6-2), ka takuar sot agjentin e tij dhe është larguar nga qëndra stërvitore. Nuk dihet…

727:Mbape ka pësuar një dëmtim të lehtë. Në diskutim aktivizimi i francezit me PSG në të kthimit me Sitin.

727: Eraldo Karabeci fut në presion Tiranën. Ish-kapiteni bardheblu ka fituar me kohë gjyqin e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve për paga të prapambetura. 30 ditë afat për Tiranën e cila ka neglizhuar marrëveshjen.

727: Flogert Hima, ish- futbollisti i Partizanit dhe Laçit prej disa vitesh në SHBA, ndoqi ndeshjen e ish dy skuadrave në Laç.

727: Gentian Muça pasi dështoi të marrë një mandat si garues në zgjedhjet e 25 prillit, do të rikthehet të kontribuojë për Prishtinën në Ipko.

727: Selta Vigo fiton ndeshjen me Levantën 2-0 në La Liga, ndërsa Sauthempton- Lester në Premier u ndaj te 1-1.

727: Lajpcig kalon në kohën shtesë Verder Bremen në fushën e skuadrës së Rashicës 1-2 për gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe siguron finalen. Të tri golat u shënuan në kohen 2×15 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!