Vendimet/ Disiplina ndëshkon rëndë Burrelin
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, ka dhënë denime ekzemplare për futbollistë, trajnerë dhe klube që shkelën rregulloren sportive të garës gjatë javës së kaluar.
Vendimet e datës 27.04.2021
- Lojtari i KF Bylis, Renato Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Burreli, Samuel Nikaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Burreli, Taulant Sefgjinaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Sopoti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
- Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Kola,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Sopoti, Andri Çota,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Shënkolli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtari i Shënkolli, Kristjan Ceku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Valbona, Bekim Berisha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Devolli, Mateo Pere, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Football Republic U-19 B, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër Ak.Shqiponjat 2017, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- KF Shkumbini U-19, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtari i FK Apolonia U-15, Petro Stopani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Flamurtari FC U-15, Paulo Aliraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Flamurtari FC, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 33, datë 03.10.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/c të KDS, i zbriten 3 pikë nga klasifikimi dhe i jepet një afat prej 15 (pesëdhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
- Rrëzimin e kërkesës së Football Republic U-19, në lidhje me lojtarët: Leandro Teqja, Ervin Skeja, Madrid Marku, Frenki Shahaj, Jurgen Pervataj, Kristian Dhembi, Rudjon Plaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Kukësi U-19, Fluturim Domi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.