Ibra pas firmës: ‘Saga vazhdon’

Zlatan: ‘Jam shumë i lumtur, kjo është shtëpia ime’
Kur një 40 vjeçari i afrohen 7.5 milion euro kontratë në vit, domosdo që ngrihen supet. Por jo për një lojtar si Zlatan Ibrahimoviç i cili ka treguar se mosha është thjesht çështje numrash.
Sot suedezi, ka dhënë fund të gjitha dyshimeve për të ardhmen e tij dhe ka hedhur firmën në zgjatjen e kontratës me kuqezinjtë.
“Milani komunikon se ka rinovuar kontratën e Zlatan Ibrahimoviç. Milani është skuadra italiane me të cilën Zlatan ka koleksionuar numrin më të madhe të ndeshjeve, dhe pas 84 golave të realizuara në 130 ndeshjet e luajtura në karrierën e tij milaniste, kampioni suedez do të veshë fanellën kuqezi edhe për sezonin e ardhshëm”, shkruante Milani.
“Sono molto felice, questa è casa mia”: le prime parole di @Ibra_official dopo il rinnovo 🔴⚫
— AC Milan (@acmilan) April 22, 2021
Zlatan’s first comments on his renewal: “I’m very happy, this is my home” 🔴⚫ #SempreMilan #ReadyToUnleash pic.twitter.com/qrIvvTjig9