Futsalli e mbyll me humbje në…tavolinë

Nuk udhëtoi, Kombëtarja e Futsallit humb ndeshjen me Ukrainën në tavolinë.

Përfaqësuesja kuqezi duhej të luante ndaj Ukrainës në fushën e kësaj të fundit më datë 11 prill. Por si pasojë e situatës në Rinas, udhëtimi i saj u anulua. UEFA u njoftua në kohë nga FSHF.

Sakaq sot ka ardhur edhe vendimi i Komisionit të Disiplinës, i cili ka caktuar humbje në tavolinë me shifrat 5-0 të kësaj ndeshje.Ngushëllimi vjen pasi nuk pati ndonjë sanksion tjetër.

Shqipëria mbyll kualifikueset e Kampionatit Europian me 3pikë duke qenë e fundit mes katër skuadrave. Edhe pse me pikë të barabarta me Danimarkën ndaj të cilës fitoi njërën nga sfidat e luajtura në Tiranë 3-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!