Kulla ‘Eiffel’ e PSG-së

PSG kalon në gjysmëfinale të Champions Legaue dhe këtë radhë biletën e merr duke eleminuar kampionët në fuqi të Bajernit të Mynihut.

Ekipi me strehë poshtë kullës Eiffel, ia doli në dy takime me bavarezët të arrijë (2-3 dhe 0-1) kualifikimin.

Pjesa e parë, me një ritëm të jashtëzakonshëm, me raste në të dy portat e parisienët dy herë godasin shtyllën e traversën. Në antitezë me këto raste, golin do ta shënojë Bajerni me Çupo-Moting (40′).

Në fraksionin e dytë, megjithë orvajtjet e të dyja skuadrave asgjë nuk ndryshoi ndërsa pas vërshëllimës së fundit të Orsatos, u çertefikua bileta e PSG. Bajren sipas rregullit të golit në fushë kundërshtare përfundon në shtëpi.

Në takimin e luajtur në Sevilje, Çelsi u mund 0-1 nga Porto me një gol në të 94-ën por ekipi i Tuhel pas fitores 0-2 në të vajtjes, kaloi për më tej.

Sot Liga e Kampionëve:

PSG-Bajern 0-1

Çelsi- Porto 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!