Në Mynih, skpetikë për tifozë në Europian

UEFA thotë se Euro 2020 do të luhet me tifozë por më parë secili vend mikpritës do të duhet të marrë lejen e qeverive përkatëse.

Nëse në Itali, ANSA shprehet se qeveria ka dhënë miratimin për të lejuar tifozë në stadiume në Kampionatin Europian, në Mynih, (Gjermani) duket se janë skeptikë.

Sipas raporteve nga L’Equipe, federta Gjermane e Futbollit është e shqetësuar për mundësinë e hapjes për publikun të ndeshjeve të planifikuara për tu luajtur në Mynih (tre ndeshjet në grupin e Gjermanisë dhe një çerekfinale).

Federata e Futbollit u ka bërë thirrje autoriteteve të qytetit që të paraqesin një skenar të detajuar për të mirëpritur publikun në stadium para afatit të caktuar nga UEFA.

Ndërkaq, nëse nuk ka leje për hapjen e ‘Allianz Arena’ për publikun atëherë UEFA mund të vendosë të zhvendosë ndeshjet e planifikuara në Mynih në një vend tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!