Gjilani ‘përcjell’ Besën me 5 gola

Gjilani zgjohet dhe për javën e 27-të të Ipko Superligës së Kosovës mund thellë Besën e Pejës 5-1. Një sukses i cili tregon se trajneri Ismet Munishi pas angazhimit me klubin e ri, ka gjetur modalitetet e duhura në pak kohë për të kthyer nënkampionët nënë shinat e duhur.

Me këtë fitore Gjilani u ngjit në kuotën e 40 pikëve, duke kapur vendin e 4-t në kampionat. Shijakasi Arbër Çyrbja dhe ish- lojtari i Flamurtarit, Useini shënuan në pjesën e parë për Gjilanin. Në fraksionin e dytë realizuan edhe Progni, Hila e Razak për fitoren e thellë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!