Ibra gati firma e ‘radhës’

Sipas asaj që raporton TMW, Zlatan Ibrahimoviç dhe Milan, edhe një vit duket se do të jenë sëbashku. Javët e fundit, sulmuesi suedez ka negociuar rinovimin e kontratës me drejtuesit e Milanit dhe me gjasë 39 vjeçari me origjinë boshnjake ka dakortësuar në parim kontratën.

Detajet përfundimtare për rinovimin një vjeçar, të lidhura ngushtë me bonueset e parashikuara do të përfshihen në kontratë.

Tashmë të gjithë janë në pritje të zgjatjes zyrtare të kontratës së sulmuesit suedez i cili pas performancës brilante me Milanin ka rigjetur edhe fanelën e përfaqësueses skandinave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!