Duka: Nuk më pëlqeu performaca e Kombëtares

Armand Duka presidenti i FSHF-së deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga performanca e ekipit Kombëtar në tri takimet kualifikuese. Kreu i futblloit në Shqipëri, foli në “Skaner” për shumë nga problemet që ndeshën sot në Superiore por jo vetëm.

Mjaft i vendosur u shfaq Armand Duka kur tha se qeveria duhej të bënte më shumë për futbollin. Në momnete të caktuara bëri dhe ‘moviolë’ teksa iu referua rastit të Bregut në tentaivën për të vjedhur një penallti ndaj Laçit.

Shpjegoi se si u dënua dhuna te moshat kur u pyet për masat e marra nga Disiplina për Fotball Repubic- Teuta…

Gara…

“Gara është e fortë dhe të 5 skuadrat meritojnë pozicionet në klasifikim.
Nuk di të them nëse është sezoni më i bukur, por ka shumë garë. Në krye është e vështirë të dallosh se kush nga pesë skuadrat do ta fitojë. Sa i përket cilësisë sportive, nuk mendoj se është më e mira për disa arsye. COVID-i, mungesa e tifozëve apo edhe detaje të tjera. Gara është e fortë. Ndoqa në tribunë Teuta- Laçi dhe njëri nga drejtuesit gati sa nuk theu tavolinën te rasti i Bregut. Kur e pashë pas ndeshjes nuk kishte asgjë.

Mbështetja nga shteti…

Nuk dua të flas për opozitë pozitë. Për sportin do u kërkoj të gjithëve të bëjnë më shumë. Në ministari nuk ka një Drejtori sporti. Na thanë bëni një raport- projekt për të kërkuar grande por na lodhën një muaj dhe në fund nuk na shkruan tre rreshta. Nuk bënë asgjë.”

Si e patë Kombëtaren?

Në aspektin e pikëve, them që morëm atë që duhej por në të vërtetë në asnjërn nga tri takimet, loja nuk më la shije të mirë”, ndër të tjera Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!