Tomori tri pikë ndaj Besës, Flamurtari bie në shtëpi

Grupi B i Kategorisë së Parë luajti sot tri takime për javën e 17-të.

Në ‘Nexhip Trungu’, Turbina-Lushnja ka prodhuar 2-1 duke i dhënë një shans të mirë vendasëve për t’ju larguar zonës së rrezikëshme.

Në Vlorë, Flamurtari mundet nga Pogradeci 0-1 ndërsa merr gol në të 58′ nga Balla. Momente të vështira për kuqezijtë që enden në katet e fundit të tabeles. E kundërta vlen për liqenorët që sot u drejtuan nga Ylli Çekiçi. Pogradeci sheh nga vendi i dytë.

Ndërkaq supersfida e ditës mes Besës dhe Tomorit, luajtur në Luz të Kavajës ka përfunduar 0-2. Një shans i humbur nga Besa ndërsa Tomori me këtë tri pikësh, afrohet me 4 pikë me vendin e parë që mbahet nga Egnatia. Nesër ndeshjet e tjera të Kategorisë së Parë.

Sot rezultate:

Besa- Tomori 0-2

Turbina- Lushnja 2-1

Flamurtari- Pogradeci 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!