Koronavirus/ Franca nis ndalimin e futbollit…

Një vit më parë kur COVID-19 pushtoi botën, Franca ishte ndër të parat vende në Europë që mbylli me sportet. Të gjithë mbajnë mend se si Lioni u ankua pasi mbeti jashtë kupave të Europës.

Sot Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), ka vendosur të ndalojë të gjitha garat amatore të departamenteve dhe rajoneve amatore për 2020-2021, për shkak të epidemisë COVID-19 dhe masave të përforcuara shëndetësore.

Situatat e kampionateve kombëtare të Ligë 2 dhe divizionit 2, të pezulluara nga Ministria e Sporteve, do të jenë objekt i perspektivave të mundshme të rifillimit.

FFF, gjithashtu ka ndaluar përfundimisht kampionatet kombëtare të Divizionit 2 futsal, femra U19, kombëtar U17 dhe U19, kombëtar 3, si dhe edicionin 2020-2021 të Kupës së Femrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!