Ilmaz, tri gola në kualifikuese, Holanda në tapet

Grupi G kualifikuese Botërori: Turqi- Holandë 4-2

Sulmuesi i Lilë në kampionatin francez shënon tre gola për Turqinë në ‘Ataturk’ të Stambollit ndaj Holandës. 4-2 final.

Sulmuesi i Turqisë, Burak Ilmaz, është autori i golit të parë të kualifikuesëve europiane për fushatën e Botërorit ‘Katar 2022’.

Në ndeshjën e parë luajtur në Stamboll ndërmjet Turqisë dhe Holandës për Grupin G, veterani 35 vjeçar shënoi në minutën e 15-të golin e parë.

Nga pika e bardhë e penalltisë, sërish Ilmaz realizon të dytin në të 34′-ën. Starti i së dytës vjen menjëherë me një supergol të Çalhanoglu nga distanca për 3-0.

Ndërkaq, holandezët futën në lojë pasi në harkun e 2 minutave shënojnë dy gola. Klasen në të 75′ dhe De Jong 76′. Por vetëm kaq pasi mbrëmja është e gjitha e Ilmaz i cili nga goditja standarte, realizon golin 4 për Turqinë dhe të tretin personal. Ka kohë dhe për një penallti të humbur nga Depai për skuadrën e Frenk de Bur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!