Reja shpall listën, ka risi…

Trajneri kuqezi Edi Reja ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri takimet e kualifikuesëve të Kombëtares pėr tri sfidat me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon. Në program respektivisht në 25, 28 dhe 31 mars.

Në listën e Rejës të publikuar nga FSHF dallohen risi, si Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj, të cilët ftohen për herë të parë në kombëtare. Ka edhe rikthime, si ai i Arlind Ajetit, i cili po luan rregullisht në Serie B me Rexhiana.

Ndërkaq, nuk morën ftesë Balaj dhe Sadiku, por as disa futbollistë të tjerë për të cilët u fol se kishin marrë garanci. Si në rastin Hyka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!