Josa: Rruga e vetme për ne…Kupa

Ndryshe nga Partizani, Laçi e Teuta, Kukësi luan nesër fatet e sezonit vetëm nga Kupa. Një edicion i cili ka nisur me shumë zikzake ndërsa në këtë fazë të garës ka mbetur shumë prapa në kampionat.

Një klub i mësuar me europën gjithë këto vite të dekadës së fundit, kurrësesi nuk do të ndihej mirë nëse nesër do eleminohej nga Teuta.

Mirel Josa, tekniku i verilindorëve i ra shkurt sot për ndeshjen e nesërme. Te nënkampionët duket se kontigjenti është i plotë dhe te ta i vetmi problem mbetet ‘çështja’ Limaj.

Josa:

“Gjithsecili ka interesat e veta për Kupën. Për ne është rruga e vetme për të vazhduar të pretendojmë për të zënë një vend në Europë.Pavarësisht oshilacioneve që kemi pasur, skuadra është në gjendje të mirë fizike, ndërsa nga ana psikologjike kemi pasur luhatje.

Nëse pretendojmë të japim 100% të mundësive tonë në mënyrë që të minimizojmë problemet që kemi”, Josa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!